Lajme
Universiteti i Cyrihut, deri në 6000 sfr studentëve të dëmtuar nga virusi
Të prekurit do të marrin një shumë prej 1000 deri në maksimum 6,000 frangash, në varësi të kërkesës. Mbështetja është e kufizuar vetëm në semestrin aktual
Pandemia e koronës mund t’i sjellë nën presion financiar edhe studentët, për shkak të humbjes së vendit të punës së përkohshme, krahas studimeve.
Për të ndihmuar këtë kategori, Universiteti i Cyrihut UZH ka krijuar një ndihmë urgjente pandemike, shkruan sda.ch. Me këtë fond ai mbështet studentët në vështirësi të mëdha financiare me shuma deri në 6,000 franga.
Që nga fillimi i bllokimit të shkaktuar nga pandemia, universitetit gjithnjë e më shumë i kanë ardhur kërkesa nga studentë që ishin në nevojë financiare, ka thënë të premten Brigitte Ortega, shefe e departamentit të financave të studentëve në UZH, për revistën rajonale të Radio SRF Cyrih Schaffhausen, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, ata që preken janë studentët që financojnë ose bashkëfinancojnë studimet e tyre, duke mbajtur një vend pune.
UZH tani planifikon t’i ndihmojë këta studentë sa më shpejt që të jetë e mundur. Të prekurit do të marrin një shumë prej 1000 deri në maksimum 6,000 frangash, në varësi të kërkesës. Mbështetja është e kufizuar vetëm në semestrin aktual.
Ndihma financiare deri në 3,000 franga nuk jepet me detyrim kthimi. Ndërsa çdo shumë më e lartë se kjo, do të konsiderohet si kredi pa interes.
“Studentët të cilët nuk mund të mbështeten në ndihmë familjare ose që nuk kanë ndonjë mbështetje tjetër financiare e gjejnë shpejt veten në nevojë financiare”, citohet Ortega.
Studentët e universitetit në Cyrih mund të aplikojnë për ndihmë urgjente drejtpërdrejt në faqen e internetit të departamentit të universitetit për financat e studentëve, transmeton albinfo.ch. Ata duhet të dëshmojnë se janë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Raste të tilla janë për shembull, kur ata nuk janë më në gjendje të paguajnë qiranë ose kostot e tyre shëndetësore, ose kur u mungojnë paratë për një jetë minimale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













