Lajme
850 doktorë shqiptarë në Gjermani, shumica e tyre në frontin e parë
850 mjekë shqiptarë janë në të gjitha landet gjermane
Është bërë e ditur se 850 mjekë shqiptarë janë në të gjitha landet gjermane dhe se shumica e tyre janë në frontin e parë të luftës së COVID-19, transmeton albinfo.ch.
Në një intervistë televizive, doktoresha shqiptare, Marsela Ceno, theksoi se janë rreth 850 mjekë shqiptarë në gjithë landet gjermane, shumica e të cilëve po luftojnë në frontin e parë.
Nga ana tjetër, Gjermania kanë njoftuar se do të testojnë një vaksinë anti-COVID dhe kjo do të bëhet shumë shpejt te njerëzit.
Doktoresha Ceno tha se këto hapa të shkencës dhe mjekësisë janë pozitivë, por shtoi se vaksina për t’u certifikuar si efikase duhet të kalojë në disa faza.
“Po, do ta konsideroj si një lajm të mirë. Pas fazës së parë, pasojnë edhe dy faza të tjera, që është faza 2b, ku duhet të behët gjetja e dozës përkatëse e vaksinës, e cila testohet në një numër të madh dhe pastaj vijon edhe tek faza e tretë për të parë efikasitetin e vaksinës. Unë uroj që kjo fazë e parë të jetë pozitive dhe të kemi mundësi të provojmë fazën e dytë dhe të tretë të vaksinës”, tha ajo.
Teksa bëri një bilanc të situatës në Gjermani, doktoresha shqiptare tha se në bashkëpunim dhe me kolegë të tjerë kanë ofruar ndihmë për bashkatdhetarët tanë që ndodhen në Gjermani. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











