Koronavirusi: çast pas çasti
Sekretari i OKB-së: Pandemia e koronavirusit ka nxitur gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit “po shëndrohet shumë shpejt” në një krizë të të drejtave të njeriut, pasi qeveritë po zbatojnë masa kufizuese dhe kanë mospajtime për të ndarë së bashku qindra miliarda dollarë në ndihmë për të lehtësuar efektet sociale dhe ekonomike.
Në një video-mesazh më 23 prill, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, paralajmëroi për një diskriminim në ofrimin e shërbimeve publike për të trajtuar COVID-19,sëmundje kjo që ka vrarë më shumë se 184,000 njerëz në të gjithë botën.
Guterres tha se shpërthimi, gjithashtu ka sjellë “një rritje të gjuhës së urrejtjes, shënjestrimin e grupeve të cenueshme”.
Pa emërtuar ndonjë vend apo parti, Guterres paralajmëroi se me “nacionalizmin etnik në rritje, populizëm, autoritarizëm dhe një reagim kundër të drejtave të njeriut në disa vende, kriza mund të shërbejë si arsye për të miratuar masa shtypëse për qëllime që nuk kanë lidhje me pandeminë”.
Më shumë se 2.6 milionë njerëz në botë tashmë janë infektuar me koronavirusin e ri, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Megjithatë, niveli i vërtetë i numrit të të infektuarve dhe vdekjeve besohet të jetë shumë më i lartë, për shkak të raportimit të ulët nga zyrtarët dhe sigurimit të dobët të të dhënave në disa rajone.
Shumë vende kanë deklaruar gjendje të jashtëzakonshme për të luftuar përhapjen e virusit, dhe Guterres paralajmëroi se çdo masë urgjente duhet të jetë “ligjore, proporcionale, e nevojshme dhe jo-diskriminuese.
“Mesazhi është i qartë: Njerëzit dhe të drejtat e tyre duhet të jenë qendër të çdo mase”, tha shefi i OKB-së, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













