Lajme
Paralajmërohen fluturime të reja drejt Vienës për riatdhesimin e shqiptarëve
Harta e fluturimeve është zgjeruar në Spanjë, Rumani dhe Vienë.
Është bërë e ditur nga ministrja e Infrastrukturës së Shqipërisë, Belinda Balluku, ka zbuluar shtetet ku do të kryhen fluturimet e tjera të riatdhesimit javën e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Balluku deklaroi se harta është zgjeruar në Spanjë, Rumani dhe Vienë.
Në këto shtete ka pasur kërkesa nga qytetarë shqiptarë që kanë mbetur të bllokuar për shkak të mbylljes së kufijve.
“Parisi është destinacion, i cili i ka të gjitha vendet e rezervuara. Londra po përgatitet për fluturimin e dytë pasi fluturimi i parë është përfunduar.
Harta është zgjeruar, duke iu referuar kërkesave, kemi identifikuar që Madridi është një tjetër destinacion që do të kryhet gjatë javës së ardhshme. Është futur edhe Bukureshti.
Kërkesa ka qenë e madhe dhe ambasadori ynë atje na ka kontaktuar dhe kemi rënë dakord që do kryhet një fluturim. Si dhe Viena, pasi është leja e marrë tashmë dhe janë kryer të gjitha formalitetet. Do të kryhet më datë 27, ditë e hënë”, u shpreh ministrja Belinda Balluku. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital














