Lajme
Riatdhesimi, datat e fluturimeve nga Gjermania, Anglia e Franca
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalendarin e udhëtimeve që do të kryhen këtë javë, në kuadër të nisjes së procesit të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë jashtë vendit dhe që duan të kthehen në Shqipëri.
Sipas njoftimit, ditën e sotme janë katër fluturime Tiranë-Bari, Bari-Tiranë, Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë.
Nesër, në datën 21 prill, do të jenë fluturimet Tiranë-Frankfurt dhe Frankfurt-Tiranë, në datën 22 prill do të jetë fluturimi Tiranë-Londër dhe Londër-Tiranë, ndërsa në datën 23 prill do të jetë fluturimi Tiranë-Paris dhe Paris-Tiranë.
Deri më tani “Air Albania” ka kryer fluturime riatdhesimi nga Stambolli, Roma dhe Milano. Krahas riatdhesimit të shtetasve shqiptarë, të cilët duan të kthehen në atdhe, kanë udhëtuar drejt Italisë edhe shtetas të huaj, të cilët kanë zgjedhur të largohen nga vendi ynë, si dhe shtetas shqiptarë rezidentë në Itali.
Personat e riatdhesuar, pas kontrolleve mjekësore në aeroportin e Rinasit, janë drejtuar për në Durrës në hotelet e përzgjedhura për karantinë, ku do të qëndrojnë për 14 ditë. E gjithë procedura e riatdhesimit mund të aksesohet on-line duke klikuar në faqen zyrtare të “Air Albania”, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












