Kosova
Fondi i qeverisë “Kurti” vë në sprovë mërgimtarët
Shumë nga mërgimtarët e shohin këtë fond si mundësi për ta ndihmuar atdheun, shtetin e Kosovës, ndërsa mërgimtarë të tjerë këtë iniciativë e shohin si një sprovë të vullnetit të mërgimtarëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dje ka hapur një llogari të posaçme duke kërkuar nga diaspora shqiptare ta ndihmonë qeverinë me mjete financiare në menaxhimin e pandemisë. Të hyrat, sipas kryeministrit Kurti, do të shërbejnë aty ku është nevoja në këtë kohë krize shëndetësore.
Mërgimtarë të shumtë kanë filluar të derdhin mjetet e tyre financiare në xhirollogarinë të cilën e ka bërë publike qeveria në detyrë e Kosovës.
Publicisti dhe shkrimtari shqiptar në Austri, Hazir Mehmeti ka theksuar se është i gatshëm të japë kontributin e tij. “Po, ne duhet përkrahur si gjithmonë. Unë do ta mbështes në të gjitha format. Unë i besoj kësaj qeverie se nuk do t´i keqpërdorë fondet”, ka thënë ai, raporton “albinfo.ch”.
Megjithatë përkundër dëshirës dhe vullnetit të mirë të diasporës për ta ndihmuar atdheun, shtetin e Kosovës, mërgimtarë të tjerë këtë iniciativë e shohin si një sprovë të vullnetit të mërgimtarëve. “Të vësh në sprovë vullnetin dhe gatishmërinë e mërgimtarëve në situata të paqarta politike dhe sociale, e besa edhe pandemie, nuk është fer. Ne si mërgatë jemi gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar iniciativat qoftë humanitare, qoftë për shtetin e Kosovës. Kemi dhënë dhe do të japim sa herë që është nevoja, por mendoj se ka pasur mënyra shumë më të mira organizative. Sidoqoftë, fondi është vullnetar dhe secili mund të vendosë sipas dëshirës së tij” ka thënë Shyqëri Bytyqi, bashkatdhetar nga Austria.
Ndërkohë, aktivisti shqiptar Mehmet Manovi i cili është edhe themelues i lëvizjes së re politike, “Forca e Diasporës” me vendbanim në Vjenë, në një status të tij në “Facebook”, ka thënë se “Thirrja e Kryeministrit të Kosovës për ndihmë emergjente në kohën e pandemisë, mbetet një thirrje e arsyeshme dhe e sinqertë, kur dihet se në çfarë gjendje janë rezervat shtetërore, transmeton “albinfo.ch”.
Në situatën, në të cilën gjendet qeveria, pas mocionit të mosbesimit, krijohen dilema dhe huti te mërgimtaret.
Megjithatë, shprehet ai, ardhja e një qeverie në rrugë jo kushtetuese, nuk do të përkrahej nga diaspora në as një mënyre dhe më së paku do të ndihmohej.
Udhëheqësi i FeD-it i ka propozuar kryeministrit të ofrojë një kontratë emergjente në kohën e pandemisë. “Kjo kontratë të ketë një afat të përkufizuar kohor (6 muaj), ku do të parashihej zbritja e të ardhurave në të gjitha nivelet në 500 Euro, duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, Ministrat, drejtues të kompanive publike! Më diasporën të ofronte një kontratë mirëbesimi për dalje nga situata emergjente!
Pa as një dyshim kësaj kontrate, do t`i përgjigjej diaspora në mënyre masive!”, ka shtuar ai.
Në anën tjetër kryetarë dhe zyrtarë nga parti të ndryshme politike në Kosovë e kanë kundërshtuar këtë nismë duke e quajtur jo ligjore, në kundërshtim me Kushtetutën, të pavend e të rrezikshme.
E-Diaspora
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Samiti zhvillohet nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama...
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026