Koronavirusi: çast pas çasti
100 ditë me koronavirus, ngjarjet kryesore
Më 31 dhjetor të vitit 2019, saktësisht 100 ditë më pare, Qeveria kineze ka raportuar te Organizata Botërore e Shëndetësisë për një “pneumoni me shkaktar të panjohur”
Kjo sëmundje më vonë është quajtur Covid-19. Fillimisht është vërejtur në Wuhan të Kinës dhe që atëherë ka infektuar më shumë se 1.5 milionë persona, 90,000 prej të cilëve kanë vdekur.
Udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka përmendur 100-ditëshin e sëmundjes në një konferencë për media, transmeton TCH.
Ai ka thënë se Covid-19 ka “rënduar sistemet shëndetësore, ka dëmtuar ekonominë globale dhe ka krijuar pengesa të mëdha shoqërore’, përcjell albinfo.ch.
Çfarë ka ndodhur në 100 ditët e fundit?
31 dhjetor 2019: Kina informon OBSH-në për “raste me pneumoni me shkaktar të panjohur” të vërejtur në Wuhan
11 janar: Kina raporton vdekjen e parë nga sëmundja Covid-19
12 janar: Kina shpërndan publikisht gjenin e sëmundjes
13 janar: Raportohet për rastin e parë të infektuar janë Kinës, në Tajlandë.
23 janar: Merret vendim për izolim të Wuhanit, qytet me 11 milionë banorë
30 janar: OBSH-ja shpall “gjendje emergjente për shëndetin publik me shqetësim ndërkombëtar”
7 shkurt: Vdes mjeku kinez, Li Wenliang, që ka tentuar të paralajmërojë botën për sëmundjen.
22 shkurt: Italia raporton rastet e para të vdekjes me koronavirus dhe prezanton masat e distancimit fizik
11 mars: OBSH-ja shpall koronavirusin pandemi globale
27 mars: Kryeministri britanik, Boris Johnson rezulton pozitiv me koronavirus, njëherësh kthehet në liderin e parë botëror të infektuar me këtë sëmundje.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












