Lajme
“Ilaçi kundër malarias mund të vrasë koronavirusin”, thotë Shefi i Novartis
Gjigandi farmaceutik zviceran Novartis beson se ilaçi anti-malarie hidroksiklorurina ofron një nga shpresat më të mira për të luftuar koronavirusin dhe ka dhuruar 130 milionw doza si pjesë e përgjigjes pandemike
“Studimet para-klinike te kafshët, si dhe të dhënat e para nga studimet klinike tregojnë se hidroksilkroina vret koronavirusin”, tha Shefi i Ekzekutiv i Novartis-it, Vas Narasimhan, për “Sonntags Zeitung”, përcjell albinfo.ch.
Hidroksilklorina përdoret gjithashtu për të trajtuar lupusin dhe artritin. “Ne jemi duke punuar me spitalet zvicerane në protokollet e mundshme të trajtimit për përdorimin klinik të këtij ilaçi [kundër Covid-19], por është shumë herët për të thënë ndonjë gjë përfundimtare,” shtoi Narasimhan.
Hidroksilklorina dhe një ilaç i lidhur, chloroquine, aktualisht janë nën vlerësim në provat klinike për trajtimin e Covid-19.Novartis më parë kishte dhuruar 130 milionë doza, përfshirë 50 milionë 200 gramë doza që tashmë i ka grumbulluar. Raportohet se Shtetet e Bashkuara kanë pranuar 30 milionë doza, përcjell tutje albinfo.ch.
“Novartis do të punojë me palët e interesuara përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetit për të përcaktuar shpërndarjen më të mirë të ilaçit për të siguruar një akses të gjerë për pacientët që kanë më shumë nevojë për këtë ilaç globalisht,” deklaroi kompania më 20 mars.
Firma të tjera farmaceutike po punojnë gjithashtu për sjelljen e ilaçeve të mundshëm të koronavirusit tek pacientët. Midis tyre është Roche, e cila ka filluar një provë klinike të një ilaçi të ri të mundshëm Covid-19, Actemra.
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz









