Lajme
A ka njerëz imunë ndaj COVID-19?
Në Shtetet e Bashkuara laboratorët po nxitojnë të prodhojnë teste gjaku për të identifikuar ata persona që janë shëruar nga koronavirusi

Studiuesit thonë se personat që cilët kanë fituar imunitet ndaj sëmundjes, mund të jenë ndër të parët që mund t’i kthehen jetës normale.
Aktualisht nuk dihet numri i saktë i njerzve që kanë arritur ta mposhtin virusin, raporton Zëri i Amerikës.
Gjithashtu është e paqartë se për sa kohë një person mund të jetë imun ndaj COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Një metodë e re e testimit te gjakut mundëson zbulimin e atyre personave që kanë fituar imunitet ndaj koronavirusit një zhvillim që vjen ndërsa ekspertët në Shtetet e Bashkuara po punojnë pa pushim për të identifikuar me mijëra persona te prekur prej virusit vdekjeprurës.
Një testim i tillë mund të sillte një ndryshim radikal në betejën për të ndalur infeksionin si dhe mund të rikthente ekonominë ne shina.
Disa laboratorë e kompani mjekësore po nxitojnë të prodhojne kite testesh të reja te cilat mund të identifikojnë antitrupa që luftojnë sëmundjen tek njerëz të cilat janë prekur nga COVID-19 dhe më pas janë shëruar.
Tek shumë vetë sëmundja shfaqet me simptoma të lehta. Të tjerë janë shëruar pa e kuptuar se kanë qenë të prekur apo pa vënë re ndonjë simptomë.
Kërkues shkencor te shkollës së mjekësisë “Mount Sinai Ichan” në Nju Jork thonë se kanë arritur të prodhojnë një nga testet e para për identifikimin e antitrupave ndaj COVID-19.
Një prej kërkuesve i tha agjencisë “Reuters” se “personat që kanë fituar imunitet mund të jenë ndër të parët që mund t’i kthehen jetës normale e të nisin gjithçka nga e para”.
Disa kompani private kanë nisur të tregtojnë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës teste gjaku që identifikojnë antitrupat ndaj COVID-19. Teste të tilla janë relativisht të lira dhe për t’u kryer kërkojnë thjesht marrjen e gjakut me një shpim të gishtit. Disa prej tyre mund të japin rezultate brenda 10 apo 15 minutave. Kjo mund të rrisë në mënyrë dramatike numrin e personave të identifikuar si imunë ndaj sëmundjes krahasuar me teste të tjera diagnostikuese. Aktualisht nuk dihet numri i saktë i njerzve që kanë arritur ta mundin virusin. Gjithashtu është e paqartë se për sa kohë një person mund të jetë imun ndaj COVID-19.
Disa ekspertë të shëndetit publik thonë se nëse testet e imunitetit do të kryhen në një shkallë të gjerë, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata të ndihmës së parë duhet të kenë prioritet. Qendra Amerikane per Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se po kryen kërkime të thelluara për versionin e saj te testimit të antitrupave, por nuk dha asnjë afat se kur pritet të ndodhë një e tillë.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri