Koronavirusi: çast pas çasti
Shqipëria i del në ndihmë Italisë: 30 mjekë dhe infermierë nisen drejt Bergamos
30 mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën sot drejt Italisë, ku do të luftojnë në vijën e zjarrit me COVID-19.
“Italia është shtëpia jonë dhe sot jemi të gjithë italianë”, tha sot Kryeministri Edi Rama nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, ndërsa përcolli ekipin e bluzave të bardha drejt Italisë.
“Së pari, ju shpreh të gjithëve mirënjohjen e thellë për gatishmërinë e menjëhershme për të bërë gjënë e duhur në këtë moment kaq të jashtëzakonshëm. E di që disave këtu në Shqipëri do t’u dukej e çuditshme që 30 mjekë dhe infermierë të armatës sonë të vogël të bluzave të bardha nisen sot për në vijën e zjarrit të Italisë”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh i vetëdijshëm edhe për faktin se “30 mjekë dhe infermierë nuk e përmbysin raportin mes forcës vrastare të armikut të padukshëm dhe forcave të bluzave të bardha që po luftojnë me të në vijën e zjarrit matanë detit”.
Por di, vijoi ai, “që edhe andej është shtëpia jonë tanimë që kur Italia, motrat dhe vëllezërit italianë, na shpëtuan dhe na mikpritën dhe adoptuan në shtëpinë e tyre kur Shqipëria digjej nga ato dhimbje të papërshkrueshme”.
“Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm dhe mjetet e njerëzit e luftës tonë nuk janë pa kufi, por sot ne nuk mund t’i mbajmë forcat në rezervë në pritje të hyjnë në luftë këtu, kur sot në Itali edhe shqiptarë të plagosur nga armiku po kurohen në spitalet e luftës dhe kanë nevojë për ndihmë”, shtoi Rama.
Kryeministri theksoi se është e vërtetë që të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre dhe, edhe vende shumë të pasura u kanë kthyer kurrizin të tjerëve, por mbase pikërisht se nuk jemi të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa akoma, ne nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos i tregojmë Italisë se shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun në vështirësi.
“Kjo është një luftë ku askush nuk fiton dot i vetëm dhe ju, të dashur anëtarë e anëtare të këtij misioni kurajoz për jetën, po niseni për një luftë që është edhe jona. Sot ne jemi të gjithë italianë dhe Italia duhet dhe do ta fitojë luftën edhe për ne dhe gjithë Europën dhe botën. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, tha Rama, shkruan ATA.gov.al, përcjell Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/227847448575281/
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











