Lajme
Itali: Rreth 11 mijë persona të shëruar nga koronavirusi
Në Itali shifrat tregojnë se janë shëruar afro 11 mijë persona nga koronavirusi
Tashmë mbi 10,950 njerëz të infektuar me koronavirus në Itali janë shëruar plotësisht, sipas faqes së internetit të Universitetit Johns Hopkins. Në Itali deri më sot janë vërtetuar rreth 86 mijë raste të infektimeve me koronavirus. Të gjithë të sëmurët janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore, shkruan albinfo.ch.
Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër vdekjeve dhe rritjes së të prekurve nga koronavirusi, ka rritje edhe të të shëruarve në Itali.
Referuar faqes së universitetit, pothuajse 11 mijë shërime janë në Itali dhe se trajtimi i tyre po bëhet edhe në ambinetet e shtëpive të izoluar.
Edhe pse është e vështirë të shihet drita në fund të tunelit ndaj këtij virusi, ekzistojnë disa baza për këtë: shkalla e infeksioneve të reja po bie dhe kurba po rrafshohet në Itali. Por më shumë se dy javë nga bllokimi mbarëkombëtar, përparimi i virusit është i ngadaltë dhe i barabartë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












