Lajme
OBSH thotë se po vëren shenja inkurajuese në Evropë
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë, Hans Kluge, thotë se po sheh “shenja inkuarjuese” pasi Italia raportoi një normë më të ulët të infeksioneve të koronavirusit, raporton AFP.
“Ndërsa situata mbetet shumë serioze, ne kemi filluar të shohim disa shenja inkurajuese. Italia, e cila ka numrin më të madh të rasteve në rajon, ka shënuar një normë pak më të ulët të rritjes, megjithëse është akoma shumë herët të thuhet nëse pandemia ka arritur pikën më të lartë në atë vend”, ka thënë Kluge.
OBSH ka deklaruar se deri më tani më shumë se 220,000 raste të Covid-19 janë raportuar në kontinentin evropian, ndërsa 11 mijë persona kanë ndërruar jetë.
Kjo do të thotë se në të gjithë botën, afërsisht gjashtë nga çdo 10 raste dhe shtatë nga 10 vdekje janë raportuar në Evropë, me më shumë se 400,000 infeksione të konfirmuara në të gjithë botën.
Ndërsa koronavirusi është përhapur në të gjithë kontinentin, shumë vende evropiane kanë miratuar masa të rënda për të frenuar shpërthimin, përfshirë imponimin e masave të bllokimit, mbylljen e bizneseve dhe kufijve, si dhe kufizimin e tubimeve publike.
Sipas Kluge, OBSH së shpejti do të jetë në gjendje të përcaktojë shkallën në të cilën kanë ndikuar ato masa.
Ndër tjerash ai paralajmëroi qeveritë dhe qytetarët të jenë të vetëdijshëm për “realitetin e ri” të krijuar nga pandemia dhe të përgatiten për ndikimin afatgjatë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











