Lifestyle
Rita Ora kritikohet për shitje të bluzave me logon e koronavirusit
Këngëtarja me origjinë shqiptare merr kritika. Ndonëse të hollat e këtyre maicave do të shfrytëzohen për bamirësi.
Kur bëhet fjalë për yjet botërorë, ka nga ata që përdorin ndikimin e tyre për t’i bërë njerëzit të vetëdijshëm për koronavirusin dhe dhurojnë para për të parandaluar përhapjen e tij, dhe ka nga ta që përpiqen të fitojnë para nga e gjithë kjo.
Dhe pastaj ka nga ato yje që po përpiqen të ndihmojnë dhe të fitojnë para në pandemi njëkohësisht, siç është këngëtarja britanike me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, për të cilën publiku nuk kishte shumë mirëkuptim, si dhe për të tjerët që po përpiqen të fitojnë para në tragjedine e dikujt tjetër.
Konkretisht, Rita informoi fansat në Instagram se ajo kishte nisur një linjë bluzash të lidhura me koronavirusin.
“Nëse nuk e keni dëgjuar, unë kam filluar koleksionin #StopTheSpread dhe një fushatë në bashkëpunim me Fondacionin e Kombeve te Bashkuara dhe Organizatën Botërore të Shëndetit! Të gjitha të ardhurat nga shitja do të shkojnë në fondacionin e përgjigjes së solidaritetit COVID-19. Nëse doni të bëni diçka në lidhje me Covid-19, qëndroni të sigurt dhe pastroni dhe luajeni pjesën tuaj duke blerë këtë koleksion. Ne mund ta bëjmë këtë së bashku “, tha 29-vjeçarja, nën një fotografi ku pozonte në një bluze nga koleksioni.
Por kjo iniciativë nuk është pritur mirë nga fansat e saj.
“Rita Ora duke shitur bluza të lidhura me koronavirusin. Këto të famshme bëjnë që unë të jem sa më njerëzor të jetë e mundur”, komentoi një përdorues i Twitter në mënyrë sarkastike dhe asnjë koment tjetër nuk ishte në favor të këngëtares së re, përkundër faktit se biznesi i saj i ri gjithashtu ka karakter humanitar.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













