Koronavirusi: çast pas çasti
Numri i të infektuarve në Austri kalon mbi 2 mijë
Tiroli deri më tash është landi më i prekur me 464 raste për të vazhduar me Austrinë e Epërme me 371 raste

Numri i njerëzve të infektuar nga virusi “Korona” në Austri ka kaluar mbi 2 mijë, shkruajnë mediat austriake, transmeton albinfo.ch.
Deri në orën 14.30 të ditës së enjte, sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i të infektuarve ishte 2.053 persona.
Tiroli deri më tash është landi më i prekur me 464 raste për të vazhduar me Austrinë e Epërme me 371 raste, shkruan albinfo.ch.
Në Vjenë janë raportuar për 234 pacientë të infektuar. Qarku(Bezirku) më i prekur në Vjenë është Florisdorf dhe Donaustadt me nga 20 persona të infektuar, ndërsa më së paku ka në Asergrund dhe Neubau nga 4 persona të infektuar.
Ndërkohë masat qeveritare po ndryshojnë thuajse çdo orë. Më herët u bë e ditur se janë ndaluar edhe parqet dhe këndet e lojërave, por megjithatë Ministri i Shëndetësisë ka kërkuar që këto të mbesin të hapura deri në një vendim tjetër të qeverisë.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor