Kosova
Kosovë: QKUK ndërmerr hapat e nevojshëm për menaxhimin e situatës
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm duke bërë përgatitjet e nevojshme për klinikat e vijës së parë të kontaktit me pacientë, (Klinika Emergjente, Klinika e Sëmundjeve Ngjitëse, Klinika e Pediatrisë), për të përballuar dhe menaxhuar situatën me rastet e dyshuara me coronavirus.
“Këto institucione janë furnizuar dhe janë në proces të furnizimit me mjete mbrojtëse, duke përfshirë maska adekuate, syza mbrojtëse, uniforma mbrojtëse dhe materiale tjera të nevojshme për punë me pacientë të dyshimtë dhe të infektuar me virusin Covid -19.
Po ashtu, institucionet janë furnizuar dhe janë në proces të furnizimit me barna dhe dezinfektues për duar dhe hapësira.
QKUK, ka 20 respiratorë rezervë dhe mund të futen në funksion në raste nevoje”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
Gjithashtu kanë shtuar se SHSKUK po e përcjell gjendjen nga afër dhe ka rritur nivelin e gatishmërisë në secilin nga institucionet që i ka në menaxhim.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri











