Autotech
10 fakte: Samsung apo iPhone më i mirë
Shpesh herë haset debati se kush nga markat, Apple apo Samsung, prodhon celularin më të mirë në botë
Për ta vendosur njëherë e mirë fituesin, janë marrë në krahasim celularët Iphone 11 dhe i sapo nxjerri në treg: Samsung Galaxy S20, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Ekran më i madh
S20 ka një ekran 6.2 inç, ndërkohë Iphone 11 e ka ekranin 6 inç
Ekrani i Samsung nuk kufizohet nga asgjë, ndërkohë Iphone ka një të prerë.
Sensori i kameras është më i madh tek Samsung
Ndërkohë që Iphone e ka rezolucionin e kamerës 12 megapixel, Samsung-ut i shkon deri në 108 megapixels.
Kamera e S20 zmadhon më shumë
Kamera e Iphone mund të zmadhojë deri në 10 herë, ndërkohë S20 ka aftësinë për të zmadhuar një foto deri në 100 herë.
Kamera e Samsung ofron disa mundësi vetëm me një të shtypur butoni, ndërkohë Iphone është i vakët nga opsionet.
Memorie më e lartë
Ndërkohë që Iphone në modelin bazë ofron 64GB në memorie, S20 ofron 128GB, plus mundësinë e një karte SSD.
Mundësia për 5G
Asnjë Iphone nuk zotëron akoma aftësinë për lidhje 5G, ndërkohë S20 mund tua ofrojë konsumatorëve këtë lehtësi.
Ekrani përditësohet më shpejt
Samsung shquhet për prodhimin e ekraneve të mirë, dhe këtë herë në S20 ka vendosur një ekran që rifreskohet me shpejtësinë 120HZ, ndërsa Iphone i Apple këtë shpejtësi e ka deri në 60HZ.
Siguri më e lartë dhe më e shpëjtë
Të dy celularët ofrojnë mundësinë e një sensori të gishtit, për të siguruar të dhënat e përdoruesit, por ndryshimi i Samsung është se këtë mundësi e ofron direkt në xham, duke shkurtuar kohën, por dhe rritur sigurinë nëpërmjet një sensori të ri.
Mundësia për të karikuar pajise të tjera
Të dy celularët mund të karikohen pa pasur nevojën e kabllove, por ndryshimin e bën sërish S20, që ofron mundësinë për t’i dhënë nga bateria e vet pajisjeve periferike si kufjeve etj, pa pasur nevojën e kabllove.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














