Lajme
Premierliga me këshilla për tifozët shkaku i koronavirusit
Premierliga ka lëshuar disa këshilla për tifozët që përkrahin skuadrat e tyre në udhëtim këtë vikend.
Në përputhshmëri me rregullat e caktuara nga qeveria, Premierliga po ndihmon për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.
Derisa rerziku publik është rritur këtë javë, momentalisht nuk është marrë vendim që të shtyhet ose të anulohet ndonjë eveniment sportiv, transmeton lajmi.net, përcjell albinfo.ch
Megjithatë, Premierliga ka lëshuar një numër këshillash për tifozët e futbollit.
*Pastroni duart shpesh, me ujë dhe shampon – bëjeni për së paku 20 sekonda
*Gjithmonë pastroni duart kur shkoni në punë ose shtëpi
*Kur teshtini apo kolliteni, mbuloni gojën me mëngë ose faculeta
*Vendosini faculetat në shportat e mbeturinave
*Provoni të shmangni kontaktet me njerëzit që nuk ndihen mirë
*Mos prekni sytë, hundën ose gojën nëse duart tuaja nuk janë të pastra
Premierliga është duke shqyrtuar edhe opsionin që të luajë ndeshjet pa tifozë. Madje, FA ka vendosur rregull që lojtarët të mos shtrëngojnë duart para fillimit të ndeshjes.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











