Zhvillim
Vuçiq: Serbia do të përballet këtë vit me një ultimatum
"Serbia do të përballet këtë vit me një ultimatum: Të njohë pavarësinë e Kosovës apo të heqë dorë nga perspektiva e shpejtë evropiane," deklaroi presidenti serb Vuçiq, për mediat serbe.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pohon se këtë vit Serbia do të përballet me një ultimatum për çështjen e Kosovës. „E sigurt është se këtë vit para vetes do të kemi një ultimatum. Do të na japin garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse e njohim Kosovën”, deklaroi Vuçiq, në një intervistë për Televizionin Prva. Vuçiq pohon, se tani më e di se kush do të jetë ndërmjetësues i BE në dialogun me Kosovën, por ende nuk mund ta thotë emrin e tij.
“Do të na propozojnë një zgjidhje – Plani i Ahtisarit plus. Do të na ofrojnë edhe një status të posaçëm për serbët e Kosovës në disa fusha. E pastaj, çfarë do të bëjmë ne?”, pyeti Vuçiq dhe vet u përgjigj: “Do ta pyesim popullin në referendum se çfarë mendon”.
Zgjidhja deri në vjeshtë
Po ashtu, presidenti i Serbisë pohon se ai i ka hedhur poshtë planet për “futjen e Kosovës në OKB”. Ndërsa i pyetur, nëse zgjidhja kërkohet deri në vjeshtë, ai nuk u përgjigj qartë: “Unë nuk e kam gënjyer kurrë popullin. Unë nuk jam gënjeshtar”. Ai nuk deshi të përgjigjet në pyetjen, se çfarë do të bëjë nëse gjendet para ultimatumit – Kosova apo Bashkimi Evropian. “Këtë do ta shihni”, tha ai.
Vuçiq: Nuk përzihem në punët e huaja
Presidenti i Serbisë hodhi poshtë pohimet se Serbia dhe ai janë të përzier në tensionimet e fundit të gjendjes në Mal të Zi, me fjalët se ai nuk është përzier kurrë në punët e brendshme të këtij vendi. Ai bëri të ditur se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi do të shpallen me 3 ose 4 mars, kur të kthehet nga vizita në SHBA. Ndërsa për disa politikanë djathtist në Serbi ai tha se “e urren politikën fashiste, të disa politikanëve serbë”. “E neveritshme është politika fashiste në Serbi. I kanë tejkaluar të gjitha masat. Mbeturina fashiste, mjaft më!”, ishte përgjigja e tij ndaj politikës së opzitarit Boshko Obradoviq, që drejton lëvizjen Dveri. Vuçiq mendon se të gjitha partitë e tjera do të bashkohen kundër tij, në qoftë se e fitojnë vetëm një mandat më shumë se Partia Përparimtare e Serbisë (SNS), në zgjedhjet e ardhshme. Ai është kryetari i partisë, SNS. /DW/
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












