Sport
“Një kombëtare e tërë”, vetëm nga kosovarët e 2 ligave zvicerane
Gazeta nuk i përfshin këtu edhe lojtarët tjerë shqiptarë, me prejardhje nga Maqedonia dhe trojet tjera shqiptare, të cilët po kështu nuk mungojnë në ligat zvicerane, shkruan albinfo.ch

Me numrin e futbollistëve në Super League dhe Challenge League (dy ligat profesionale të Zvicrës), Kosova mund të përbënte thuajse një ekip të plotë kombëtar, përfshirë dhe rezervat. Këtë konstatim e sjell sot gazeta Blick, e cila lidhur me këtë ka intervistuar dy lojtarë të kampionatit zviceran, të cilët luajnë për Kosovën: Hekuran Kryeziu (FCZ) dhe Idriz Voca (Lucern).
Të përkujtojmë: gazeta nuk i përfshin këtu edhe lojtarët tjerë shqiptarë, me prejardhje nga Maqedonia dhe trojet tjera shqiptare, të cilët po kështu nuk mungojnë në ligat zvicerane, shkruan albinfo.ch.
“23 veta e përbëjnë një skuadër futbolli. Nëse i bëni bashkë të dy ligat profesionale (Super- dhe Challenge-League) përveç Zvicrës – vetëm një komb do të nxirrte një ekip të plotë në fushë: Franca me 28 lojtarë (16 SL, 12 CL). Dhe pastaj Kosova tashmë vjen me 22 lojtarë (8 SL, 14 CL). Brazili e ndjek Kosovën, në vendin e tretë me 15 lojtarë”, shkruan blick, transmeton albinfo.ch.
“Ky sport ishte shumë i popullarizuar në ish-Jugosllavi”, thotë mesfushori i FCL Idriz Voca (22). “Edhe sot, kosovarët ndjekin me eufori ndeshjet e kombëtares së re. Mezi po e pres marsin!”. Kosova, siç dihet, pastaj mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian të Futbollit 2020 përmes play-offit.
“Një kombinim i mirë”
Historia e Ballkanit shpjegon arsyen përse kaq shumë kosovarë garojnë në ligat më të larta zvicerane. Mesfushori i FCZ, Hekuran Kryeziu, 26 vjeçar, thotë: “Së pari dhe më kryesorja për shkakun se shumë kosovarë të cilët kishin ikur nga Kosova për shkak të luftës, tani jetojnë këtu”. Ai shton se brezi i tij në Zvicër është rritur në kushte modeste dhe shton: “por edhe në këto rrethana mund ta blini një top dhe ta ndani atë me shumë të tjerë”.
Voca e di se brezi i ri i kosovarëve është shumë i talentuar. “Kjo vjen nga prindërit dhe gjyshërit. Futbolli për ta është shumë i rëndësishëm. Babai im shpesh tregonte se si shkonte nga fshati i tij në Prishtinë për të ndjekur ndeshje futbolli.
Në Zvicër, bashkohen të dyja: pasioni për futbollin dhe mundësitë. “Kosova është një vend “i çmendur” pas futbolliit dhe Zvicra ka një nga shkollat më të mira të trainimit për futboll në Evropë. Kështu, temperamenti i Ballkanit dhe trajnimi zviceran kombinohen shumë mirë”.
Mentaliteti Zviceran në Kosovë
Ekziston gjithashtu një mentalitet i caktuar zviceran në futbollin kosovar (dhe tashmë, me Bernard Challandes, gjithashtu edhe një trajner zviceran). “Zvicra është një vend model”, thotë Hekuran Kryeziu, përcjell albinfo.ch. Përveç për ekipin e Kosovës, kosovarët bëjnë tifo edhe për Zvicrën.
“Arritja në finalen e Kampionatit Evropian tashmë mund të ketë sukses. Idriz Voca thotë: “Ne kemi luajtur një kualifikim të mirë për Kampionatin Evropian. Tani do të përballemi me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse fitojmë ndaj saj, edhe me Bjellorusinë apo Gjeorgjinë. Qëllimi ynë është i qartë: ne duam të shkojmë në Kampionatin Evropian”.
Në të njëjtën kohë, është e vështirë për një shtet kaq të ri të kualifikohet drejtpërdrejt përmes kualifikimeve. “Cilësia pothuajse nuk është e mjaftueshme për këtë.” Por mund të funksionojë përmes play-off-it. Kryeziu flet edhe për durimin, “ne jemi në rrugën e duhur”.
Kosova nuk ka ende emra të mëdhenj, por sipas Vocës, lojtarët e rinj shumë të talentuar tani po vijnë tek Kombëtarja e re. “Ne jemi shumë të entuziazmuar kur shohim se çfarë do të vijë më pas”. Dhe Hekuran Kryeziu po dëshmon “eufori të madhe vitet e fundit”. Me 26 Mars, kjo mund të kulmojë përsëri me një triumf në gjysmëfinalen e play-offit.
Kosovarët në Zvicër
Super League
• Idriz Voca (FC Luzern)
• Benjamin Kololli (FC Cyrih)
• Hekuran Kryeziu (FC Cyrih)
• Edon Zhegrova (FC Basel)
• Mirlind Kryeziu (FC Cyrih)
• Arbenit Xhemajli (Neuchâtel Xamax)
• Shkelqim Demhasaj (FC Luzern)
• Qendrim Kameraj (FC Lugano)
Challengue League
• Eris Abedini (Wil FC)
• Gjelbrim Taipi (FC Schaffhausen)
• Gezim Pepshi (FC Winterthur)
• Uran Bislimi (FC Schaffhausen)
• Mergim Brahimi (Wil FC)
• Donat Rrudhani (FC Aarau)
• Jetmir Krasniqi (FC Schaffhausen)
• Imran Bunjaku (FC Schaffhausen)
• Rrezart Hoxha (SC Kriens)
• Kreshnik Hajrizi (Chiasso FC)
• Leutrim Kryeziu (Chiasso FC)
• Fuad Rahimi (FC Vaduz)
• Valon Hamdiu (FC Winterthur)
• Liridon Balaj (FC Aarau)
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor