Shqipëria
Shqipëri: Bie numri i aksidenteve në vitin 2020
Janar 2020, aksidentet rrugore u ulën me 10,6 % krahasuar me një vit më parë.
Në muajin janar 2020 u numëruan 93 aksidente rrugore, nga 104 aksidente të ndodhura në muajin janar 2019, duke u ulur me 10,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave që jep Instituti i Statistikave (INSTAT), në muajin janar 2020 numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) ishte 122 persona nga 153 që ishte në janar 2019, duke u ulur me 20,3 %. Në muajin janar 2020 numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ishte 16 persona, nga 15 persona të vdekur në janar 2019. Në muajin janar 2020 aksidentet rrugore, në 79,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Sipas INSTAT-it numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmoshat 25-34 vjeç dhe 45-59 vjeç, ku të dyja grupmoshat zënë nga 25,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në grupmoshën 25-34 vjeç janë ulur me 20,0 %, ndërsa në grupmoshën 45-59 vjeç janë rritur me 33,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas qarqeve, numrin më të madh të aksidenteve për muajin janar 2020 e shënoi Tirana (49), kjo edhe për shkak të fluksit shumë të madh të lëvizjes së makinave, e ndjekur nga Lezha (9), Fieri (6) dhe Korça (6).
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











