Manifestime
Kremtimi i Ditës së Pavarësisë së Kosovës në Bernë të Zvicrës
Programi kulturor filloi me himnin shtetëror të Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, në bashkëpunim me shoqatën kulturore artistike “Bashkimi”, ka shënuar pavarësinë e Kosovës në Bernë të Zvicrës.
Drejtoresha e Qendrave Kulturore nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Shyhrete Kastrati, ua uroi të pranishmëve 12-vjetorin e Pavarësisë.
Znj.Kastrati foli edhe për organizimin e aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës që po zhvillohen në qytete të tjera të Zvicrës, por edhe në Evropë.
Ndërkaq, kryetari i shoqatës kulturore artistike “Bashkimi”, Ajet Cërvadiku, në fjalën e tij, pos të tjerash, përgëzoi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës për bashkorganizimin e aktivitetit për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Programi vazhdoi me fëmijët e mësimit plotësues të gjuhën shqipe, që veprojnë në kuadër të shoqatës “Bashkimi”, të cilët recituan poezi për pavarësinë. Më pas, grupi i shoqatës u paraqit me këngë e valle shqipe.
Këngëtarja Linda Hakaj me zërin e saj këndoi këngë të bukura shqipe.
Të pranishëm në këtë aktivitet kulturor ishin edhe nga Ambasada e Republikës së Kosovës dhe nga Ambasada e Shqipërisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Manifestime
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë














