Bota
Dyshohet për djegie masive të të vdekurve nga koronavirusi në Wuhan
Rritja e nivelit të dioksidit të squfurit në ajër, i identifikuar në rajonin e Wuhanit në Kinë, ka ngritur dyshimet se atje po digjen kufomat e pacientëve që kanë vdekur nga koronavirusi. Ky nivel i dioksidit të squfurit rritet në ajër kur ka djegie të materialeve organike.
Të paktën kështu po raportojnë disa media ndërkombëtare, të cilat po pretendojnë se Kina ka organizuar krematoriume masive për trupat e vdekur nga koronavirusi.
Sipas këtyre raportimeve, dyshohet se Kina është duke mbajtur të fshehtë numrin e personave të prekur nga sëmundja dhe po ashtu numrin e personave që kanë ndërruar jetë. Madje ka pasur edhe studime shkencore, të cilat pretendojnë se numri i të sëmurëve është shumëfish më i lartë bazuar në transmetimin e sëmundjes gjatë kohës së inkubacionit.
Një punëtor i një krematoriumi në Wuhan ka deklaruar se nevojiten të paktën 100 thasë për kufoma në ditë. Këto trupa mblidhen nga tri spitalet kryesore në Wuhan, si dhe nga qendra më të vogla spitalore dhe ordinanca private.
“Që nga 28 janari, 90 për qind e stafit jemi duke punuar 24/7. Nuk na lejojnë të kthehemi në shtëpi”, citohet të ketë thënë Yun, shkruan Dailymail.
Ai ka deklaruar se të gjitha dhomat ku kryhet procedura e krematoriumit janë duke punuar 24/7 në Wuhan.
Yun ka treguar se nuk mund të hanë dhe as të pinë për kohë të gjatë brenda ditës për shkak se duhet t’i kursejnë kostumet mbrojtëse, pasi i njëjti nuk mund të përdoret pasi të hapet për nevojat personale.
Anëtarët e familjes së të vdekurve nuk lejohen t’ia japin lamtumirën e fundit, për shkak të rrezikut nga infektimi me virusin.
Deri më tani janë regjistruar mbi 1115 vdekje në Kinë dhe mbi 45 mijë të prekur nga sëmundja.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit













