Shqipëria
Dyshime për koronavirus, ndalohen dy turistë në doganë shqiptarë
Por,
Dy aziatikë janë ndaluar ditën e sotme në doganën e Muriqanit, në pjesën veriore të Shqipërisë. Ndalimi i tyre u bë pas dyshimeve se mund të ishin të infektuar me koronavirus.
Por pas kontrollit të bërë nga mjekët rezultoi se dy turistët aziatikë nuk ishin të infektuar.
Në këtë pikë doganore janë bërë tashmë gati edhe dhomat mjekësore me personel dhe mjetet e nevojshme.
Ndërsa personeli mjekësor në koordinim edhe policët e kufirit po kryejnë kontrolle të imtësishme të personave që hyjnë në Shqipëri nga Mali i Zi.
Edhe në Portin e Vlorës është ngritur një dhomë e posaçme për të verifikuar ndonjë rast të dyshuar me koronavirus.
Në të shërbejnë tre mjekë. Ndërsa mjeku infeksionit Neki Halilaj tregon se si koordinohen me strukturat portuale.
“Kemi biseduar me kapitenin e tragetit dhe ai përpara se të mbërrijë trageti në port, na njofton në bazë të listës së pasagjerëve që ka, se nga cilat vende vijnë ata, më tej izolohen dhe bëhen procedurat mjekësore dhe merren në pyetje”.
Gjithsesi edhe në Portin e Vlorës deri tani nuk ka hyrë asnjë shtetas me shenja të koronavirusit
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit














