Bota
Spanja nuk do ta bojkotojë Samitin e Zagrebit
Spanja nuk do të bojkotojë Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb. Kështu u konfirmua sot për EWB në një përgjigje me shkrim nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Spanjës në Bashkimin Europian.
Ata thanë se delegacioni i Spanjës do të jetë prezent në Samitin si një shtet anëtar i BE-së.
“Varësisht nga konfigurimi i Samitit, Spanja do ta prezantohet nga një nivel përfaqësimi apo tjetër”, thuhet në përgjigje.
Përpara Samitit të mëparshëm BE-Ballkan Perëndimor që u mbajt në Sofje më 2018, Spanja me këmbëngulësi tha që pjesëmarrja e Kosovës në Samit është e papranueshme.
“Spanja do të ruajë pozicionin e saj të qëndrueshëm gjatë gjithë kohës për mosnjohje të Kosovës si shtet, një mendim i përbashkët katër shtete të tjera anëtare dhe 80 vende të tjera në rajone të ndryshme në botë dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe sistemin e Kombeve të Bashkuara”, përfundon përgjigjja.
Më 29 janar, Radio Evropa e Lirë publikoi një artikull, duke thënë se Spanja “kërcënon që të bojkotojë Samitin e Zagrebit për shkak të pranisë së Kosovës, marrë nga burime të besueshme në Madrid, Zagreb dhe Bruksel”.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë











