Shqipëria
Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Greqi
Parlamenti grek ka ratifikuar ditën e sotme njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në Facebook.
Cakaj shpjegon se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë nuk do të kenë të nevojshme të kryejnë procedurat për pajisjen me leje drejtimi greke, duke kursyer kështu kohë dhe para.
Gjithashtu, kjo marrëveshje, sipas kryediplomatit Cakaj, u vjen në ndihmë edhe qytetarëve shqiptarë, të cilët udhëtojnë për periudha të shkurtra në shtetin grek, pasi nuk është më e nevojshme pajisja me lejen e drejtimit ndërkombëtar.
“Mbetemi të përkushtuar për ndërmarrjen e të gjithë veprimeve dhe procedurave, të cilat do të thjeshtojnë jetën e qytetarëve tanë, kudo ku ata jetojnë”, theksoi në mbyllje të postimit të tij Cakaj, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












