Lajme
20.000 franga për një fëmijë, familjeve që vendosen në këtë fshat zviceran
Për një fëmijë do të jepen 200 franga në muaj dhe pagesa vazhdon deri sa fëmijët të mbushin 20 vjet...
Kemi lexuar kohëve të fundit mjaft lajme lidhur me fshatra pothuaj të braktisura, të cilat, të përballura me rrezikun e shpopullimit, kanë bërë oferta joshëse për ata që duan të bëhen banorë të tyre. Një rast i tillë, por me specifikat e veta, është edhe fshati zviceran Quinten, në Kantonin e St. Gallenit.
Ky fshat ka vetëm 40 banorë, të cilët, as ata të gjithë nuk jetojnë gjithë vitin aty, ndërsa perspektiva është edhe më e zymtë… Por një iniciativë e banorëve të Quinten-it, me emrin “Quinten lebt” (Quinten-i jeton) nuk dëshiron të pajtohet me shuarjen e jetës në këtë fshat, shkruan blick.ch.
Për këtë arsye, ajo ka promovuar një nismë interesante: familjet me fëmijë që duan të bëhen banorë të këtij fshati, do të shpërblehen, transmeton albinfo.ch. Për një fëmijë do të jepen 200 franga, dhe kjo i bie që familjet me tre fëmijë, t`i marrin nga 600 franga në muaj. Pagesa do të vazhdojë deri sa fëmijët të mbushin 20 vjet.
Në këtë mënyrë shoqata në fjalë llogarit se për një fëmijë do të shpenzohen 20 mijë franga deri në moshën 20 vjeçare. Deri këtu gjithçka në rregull dhe joshëse. Por, sikur çdo ofertë tjetër zemërgjerë, edhe kjo e Quinten-it e ka një mangësi “të vogël”: fshati i bukur me një klimë të veçantë – falë faktit se ndodhet në anën diellore të liqenit Walensee, këtu kultivohen fruta si fiku ose kivi- nuk është i arritshëm në rrugë automobilstike.
Në Quinten mund të shkohet vetëm me barkë, anije nga fshati Murg që ndodhet në anën tjetër të liqenit. Ekziston lidhja e rregullt me anije dhe arrihet për 10 minuta, transmeton albinfo.ch. Ndërsa, zgjidhja tjetër është ecja këmbë shtigjeve malore, dhe pika më e afërme arrihet për 2 orë e gjysmë marshim të mundimshëm…
Nëse nuk ju ka lëshuar entuziazmi tashmë, ja edhe disa hollësi për ofertën. Fondi i iniciativës së përmendur në fillim, investon 2.5 milionë franga për rinovimin e një shtëpie ekzistuese njëqindvjeçare. Mbi të do të ndërtohen dy banesa të mëdha të rezervuara për familjet që do të pranojnë të vendosen këtu. Dhe që do të përfitojnë nga oferta gjeneroze e Quinten-it.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











