Lajme
Rritet numri i viktimave pas tërmetit shkatërrues në Turqi: 29 të vdekur e 1030 të plagosur
Tërmeti shkaterrues me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter që goditi mbrëmjen e djeshme rajonin lindor të Turqisë ka lënë pas deri tani 29 viktima.
Pra raportohet se deri tani ka shkuar në 29 numri i personave që humbën jetën si pasojë e tërmetit tragjik, janë shpëtuar 43 persona, ndëra ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuar të tjerë nën gërmadha.
Sipas Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), 17 njerëz u vranë dhe 654 njerëz u plagosën në Elazığ, provinca e goditur më rëndë.
Katër njerëz u vranë dhe 226 njerëz u plagosën në provincën fqinje të Malatya me dëmin kryesor që po ndodh në rrethin Doğanyol.
Dhjetëra të tjerë u plagosën gjithashtu në provincat jugore dhe juglindore të Adıyaman, Kahramanmaraş, Dijarbakir, Şanlıurfa dhe Batman.
Mediat turke raportojnë se mbi 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya ku kanë humbur jetën dhe dhjetra persona.
Ndërkohë numri i të plagosurve ka kaluar mbi 1030 të plagosur. Ata janë dërguar në spital për mjekim, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










