Lajme
Turqi, deri tani 20 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm
Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas të dhënave paraprake, nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi Turqinë lindore, kanë humbur jetën njëzetë persona
Informacionet e fundit tregojnë se së paku 20 persona kanë vdekur dhe më shumë se një mijë të tjerë janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm që e goditi mbrëmë pjesën lindore të Turqisë.
Dridhja prej 6.8 shkallësh të Rihterit u regjistrua në qytezën Sivrice të provincës Elazig. Shumë ndërtesa u shembën dhe banorët u detyruan të dilnin në rrugë.
Thuhet se tërmeti ishte aq i fuqishëm, saqë lëkundjet u ndien edhe në Siri, Liban dhe Iran.
Dridhjet e tokës janë të shpeshta në Turqi. Rreth 17 mijë persona kishin vdekur nga një tërmet në qytetin Izmit në vitin 1999.
Tërmeti i së premtes ndodhi rreth orës 20 e 55 minuta sipas kohës lokale.
Sipas Autoritetit Turk për Menaxhimin e Emergjencave dhe Fatkeqësive, pas tërmetit janë regjistruar më shumë se 200 dridhje të tjera më të vogla.
Autoritetet thanë që më shumë se 400 ekipe të shpëtimit janë nisur drejt zonës së prekur nga tërmeti dhe i paralajmëruan banorët që të mos kthehen në ndërtesat e dëmtuara.
Rajoni i goditur nga tërmeti ndodhet rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit Ankara dhe ka dendësi të vogël të banorëve, prandaj hollësitë për numrin e viktimave mund të vonohen.
Punën për ekipet e shpëtimit po e vështirëson edhe moti i ftohtë. Në mëngjesin e së shtunës, temperatura në vendin ku ndodhi tërmeti ishte -8 gradë, shkruan “BBC”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











