Lajme
Kampioni i boksit, Tefik Bajrami kandidon për ansamblist të qytetit të Lucernit
Ai premton se do punojë që fëmijet me një prind të punësuar, të kenë më shumë mundësi
Në Zvicër ka shumë shqiptarë të suksesshëm dhe të integruar në shoqërinë zvicerane. Njëri ndër ta është edhe Tefik Bajrami, i cili ka qenë kampion boksi në botë në versionin WBU.
Por, ai tani ka vendosur që të bëjë diçka ndryshe. Përveç që është pjesë e aktiviteteve për integrim në qytetin e Luzernit, tani ai është edhe kandidat për ansamblist.
Bajrami në një intervistë të dhënë për albinfo.ch ka zbuluar arsyen e vendimit të tij që te futet në politikë si dhe planet e tij se çka do të ndryshojë në qoftë se arrin që të zgjidhet asamblist.
Si zgjedhës potencial të tij ai i ka parë edhe zviceranët, jo vetëm shqiptarët, por përkrahjen më të madhe e sheh te shqiptarët.
Albinfo.ch: Jeni i njohur për komunitetin e këtushëm shqiptar nga aktivitetet tuaja që kanë të bëjnë me sportin, boksinin etj. por jo edhe si politikan. Çfarë ju ka shtyrë që të filloni angazhimin në politikë?
T.Bajrami: Unë jam në komisionin për integrime këtu në qytetin Luzern. Më ka shtyre që pasi që jam personalitet publik, të angazhohem për diçka pozitive, në kuptimin që një shqiptar nga Kosova dhe kampion bote në boks dëshiron të kontribuojë për mirëqenien e qytetarëve.
Albinfo.ch: Si e shpjegoni vendimin tuaj për të kandiduar pikërisht për CVP-në? Mendoni se ju si shqiptar po edhe komuniteti shqiptar në përgjithësi ndan vlera të përbashkëta me këtë parti?
T.Bajrami: Unë mendoj se partia demokristiane ka parë që Zvicra ka shumë te huaj dhe tash është e hapur në këtë drejtim që edhe të huajt janë vendim marrës këtu dhe kjo është për tu përshendetur.
Albinfo.ch: Cilat mendoni se janë gjasat dhe ku i shihni më shumë të koncentruar zgjedhësit tuaj potencialë: te komuniteti shqiptar dhe i huaj apo te zviceranët?
T.Bajrami: Zgjedhësit potencial mendoj se janë të gjithë banorët me të drejtë vote, si zviceranë, shqiptarë etj. Por,si shqiptar pres një mbështetje madhështore nga bashkëkombësit e mi. Unë sapo kam aderuar dhe CVP në qytet nuk është parti aq e madhe sikurse në kanton, ku është e para.
Albinfo.ch: Nëse do të zgjidheni, cilat do të jenë temat të cilat do t`i keni përparësi në punën tuaj si deputet?
T.Bajrami: Nëse zgjidhem do të mundohem që vendet për fëmijet e vegjël, kopshtet e fëmijeve të subvencionohen më shumë, që prinderit me një të punësuar në familje të kenë mundësi të dërgojnë femijet nëpër çerdhe, kopshte etj.Sepse, është e domosdoshme që ata të jenë në mesin e moshatarëve tjerë, dhe që ekonomia në qytetin e Lucernit të lulëzojë më shumë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit












