Lajme
Australia përballet me vërshime të mëdha, pas zjarreve
Disa zona në Australi përfshihen nga vërshimet
Pas zjarreve të mëdha, si duket shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë kanë vërshuar në disa pjesë të bregdetit lindor të Australisë, duke bërë që të shuhen disa nga zjarret, por duke sjellë një kërcënim të ri për përmbytje në disa zona.
Duhet theksuar se rënie të shiut ka pasur në disa zona që janë goditur shumë nga kriza e zjarrit.
Po ashtu, rrugët e mëdha u mbyllën në Queensland dhe ndërprerjet e energjisë janë raportuar në pjesë të New South Wales si rezultat i motit.
Por zyrtarët e zjarrfikësve thanë se shiu po ndihmonte për të shuar disa nga zjarret.
Zjarret janë përhapur në Australi që nga shtatori, duke lënë të vdekur të paktën 28 njerëz, duke shkatërruar mijëra shtëpi e duke djegur miliona hektarë tokë. /Albinfo.ch



Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














