Lajme
Në mungesë të reshjeve, Prishtina rrezikon të mbetet pa ujë
Për shkak të mungesës së reshjeve, përveç komunës së Gjilanit, edhe qytetarët e Prishtinës dhe rrethinës, mund të përballen me një krizë të ujit të pijshëm, thonë zyrtarë të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, raporton Top-channel.
Ata sqarojnë se në këto momente, ka rënie të nivelit të ujit në liqenet e Badocit dhe Batllavës, prej të cilave sigurohet uji i pijshëm për më shumë se 140 mijë konsumatorë. Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është ndërmarrja më e madhe e furnizimit më ujë të pijes në Republikën e Kosovës, nga e cila furnizohen me ujë tetë komuna të vendit, përfshirë kryeqytetin.
Drejtori ekzekutiv i tij, Ilir Abdullahu, tha se nëse vazhdon mungesa e reshjeve, gjatë ditëve në vijim, kompania do të fillojë të zbatojë masat e reduktimit.
“Nëse nuk ka reshje, rezervat e ujit nuk janë shumë premtuese. Në Batllavë dhe Badovc niveli i ujit ka rënë me 10 metra. Siç po shihet edhe gjatë kësaj jave mundësitë e reshjeve janë të pakta, ndaj situata nuk ndryshon, në të ardhmen mund t’i drejtohemi një krize”, tha Abdullahu.
Sipas tij, edhe pse tani është arritur të ruhet një furnizim me ujë për 24 orë, tanimë ka nisur plani për fillimin e reduktimeve, aty ku ekzistojnë mundësitë teknike, në mënyrë që të menaxhohen nivelet aktuale të ujit. Edhe në Shoqatën e Ujësjellësve të Kosovës (SHUKOS), pohojnë se mungesa e reshjeve ka ndikuar në zvogëlimin e sasisë së ujit në nivel vendi, por më e rëndë gjendja, sipas kësaj shoqate, paraqitet në komunën e Gjilanit, e cila që nga mesi i vitit të kaluar është përballur me një mungesë të ndjeshme të madhe të rezervave të ujit. Në këtë komunë tashmë janë duke u zbatuar reduktimet, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa














