Lajme
29-vjeçarja nga Kosova, pedagoge në Universitetin nr. 1 të Gjermanisë
Majat në karrierën akademike mund t’i mbërrini edhe nëse bazat e formimit i keni marrë në vende si Kosova apo Shqipëria. Këtë e dëshmon rasti i Gresa Latifit, 29-vjeçares ambicioze, e cila tashmë punon si pedagoge në universitetin nr.1 të Gjermanisë, shkruan Euronews.al.
Gresa, pas përfundimit të doktoraturës në Milano, vazhdon kërkimet postdoktorale në Universitetin Teknik të Mynihut, ku jep lëndën e teknologjisë së avancuar dhe menaxhimit të inovacionit.
Pasi mori bazat e dijes në menaxhim dhe informatikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Gresa tregon se vazhdimi i studimeve master në Gjermani ishte një rilindje për të në aspektin akademik.
“Dallimi më i madh ku e kam parë veten që ka rilindur ka qenë kur kam shkuar në Gjermani në 2015-ën. Aty u ballafaqova jo vetëm me një shok kulturor, por edhe të universitetit, e dija që ishte më mirë, por nuk e prisja aq shumë. Aty kam nisur gjithçka nga zero”, thotë Gresa.
29-vjeçarja nga Gjilani tregon se ende nuk ka marrë një ftesë nga Universiteti publik i Prishtinës, ndonëse do ta konsideronte një mundësi të tillë.
“Nga universiteti publik nuk ka pasur ndonjë ofertë konkrete, ndoshta nuk është kulturë tek ne që universitetet t’u qasen individëve, jashtë ndodh, tek ne jo. Oferta kam marrë nga universitete private”, thotë 29-vjeçarja.
Mundësinë për të kontribuar në edukim në vendin e origjinës Gresa ja ka krijuar vetë vetes, duke ndërtuar një kopsht.
Nisur prej eksperiencave të deritanishme, e reja zbulon dhe çelësin e suksesit për të gjithë të rinjtë që kanë synime për arritje të ngjashme.
“Puna e palodhshme është çelësi i çdo suksesi në jetë. Punë jo e përnjëhershme, punë sistematike, e vazhdueshme është diçka që garanton sukses”, thotë 29-vjeçarja, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa











