Lajme
SHBA, analistët nuk parashikojnë luftë me Iranin
Analistët amerikanë nuk parashikojnë që tensionet me Iranin të shndërrohen në luftë, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Suleimani nga një goditje ajrore amerikane.
 
                            Demokratët në Kongres duan që t’ia dobësojnë presidentit kompetencat për luftë, gjë që ligjvënësit republikanë e kundërshtojnë. Shumë amerikanë shprehën kundërshtimin e tyre ndaj një lufte me Iranin gjatë protestave në rrugë të shtunën dhe të dielën.
Ndërsa amerikanët protestojnë kundër një lufte tjetër në Lindjen e Mesme, iranianët mbajnë zi për vdekjen e gjeneralit të lartë të tyre. Udhëheqësi suprem i vendit u zotua për hakmarrje dhe presidenti amerikan paralajmëroi se Uashingtoni do të reagonte duke vënë në shënjestër objekte të rëndësishme në Iran.
Demokratët në Kongresin amerikan janë të shqetësuar nga shkallëzimi i situatës me Iranin dhe thonë se Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë këtë javë për një rezolutë për të kufizuar kompetencat e Presidentit Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit pa miratimin e Kongresit.
“Në kohë të tilla është thelbësore për Kongresin që të ketë një masë kontrolli ndaj presidentit dhe që të luajmë rolin tonë kushtetues për çështje të luftës dhe të paqes”, tha Chuck Schumer, udhëheqësi i demokratëve në senat.
Një nga udhëheqësit republikanë të senatit ka akuzuar demokratët se po mbrojnë interesat e partisë dhe jo të vendit.
“A nuk është e mundur të presim të paktën deri kur të dime faktet? Nuk mund të ruajmë një unitet kombëtar të paktën përkohësisht, para se t’u rikthehemi pozicioneve tona partiake?”, tha Mitch McConnell, udhëheqës i shumicës republikane në senat.
Por analistët thonë se pavarësisht nga retorika e ashpër, një luftë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk ka gjasa të ndodhë.
“Në Shtetet e Bashkuara nuk ka dëshirë për luftë, por nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara u bindën se nëse nuk bënin gjë si reagim ndaj sulmeve të vazhdueshme ndaj diplomatëve dhe kontraktorëve amerikanë, ato veçse do të vazhdonin. Prandaj nuk ekziston një rrezik i menjëhershëm për një konflikt ushtarak”, thotë Michael Rubin, i Institutit Amerikan Enterprise.
Vendet e Gjirit Persik duan me çdo kusht të shmangin një luftë në rajonin e tyre, thotë analistja Barbara Leaf.
“Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite nuk kanë qenë shumë të zëshme. Por thelbi i komenteve të tyre është që duhet të ketë një zbutje të tensioneve dhe një qasje politike për zgjidhjen e këtyre çështjeve”, thotë ajo.
Ndërkohë, zyrtarët irakianë nuk duken të prirur të veprojnë pas vendimit të Parlamentit të tyre për të dëbuar trupat amerikane nga Iraku, pasi zoti Trump kërcënoi të vendoste sanksione ndaj Irakut.
“Kryeministri Adil Abdul Mahdi nuk po e nënshkruan legjislacionin. Kurdët nuk morën pjesë. Shumë nga partitë e moderuara shiite nuk morën pjesë dhe as partitë suni. Disa u detyruan të merrnin pjesë nga blloku politik i milicisë shiite, Bina. Ata votuan në Parlament. Ishin të vetmit atje”, thotë Michael President i Institutit Hudson.
Zoti Mahdi tha dorëheqjen në fund të nëntorit, pas demonstratave masive anti-qeveritare të nëntorit në Irak dhe do të largohet nga detyra pasi Parlamenti të votojë për pasuesin e tij, shkruan VOA, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
- 
                                                
                             Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës Arsyet e ikjes së mantelbardhëve janë të shumta, por ato kryesisht lidhen me çështjet financiare, deri... Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës Arsyet e ikjes së mantelbardhëve janë të shumta, por ato kryesisht lidhen me çështjet financiare, deri...
- 
                                                
                             Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
- 
                                                
                             Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake
- 
                                                
                             “Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt “Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt
- 
                        Bern                        
                             Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës
Jeta në Austri
- 
                                                
                             Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë...
- 
                                                
                             Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa
- 
                                                
                             Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025
- 
                                                
                             Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025
- 
                                                
                             Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese


 
                        









 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                