Bota
Irani braktis faktikisht marrëveshjen bërthamore
Në mes të tensioneve midis Teheranit dhe Uashingtonit, Irani ka njoftuar se nuk do të respektojë më kufizimet e marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare. Megjithatë, Irani lë hapur dyer të pasme.
“Për programin bërthamor të Iranit nuk do të ketë më kufizime”, deklaroi qeveria në Teheran të dielën në mbrëmje. Kjo ka të bëjë me “aftësinë për të pasuruar uraniumin, nivelin e pasurimit të uraniumit dhe fushave të tjera të kërkimit dhe zhvillimit”. Kjo është “faza e pestë dhe e fundit” e tërheqjes nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, shkruan DW.com.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, Irani e bëri të qartë se programi i tij bërthamor ishte gjithmonë në përputhje me nevojat e tij teknike. Kështu që mbetet e paqartë se në çfarë mase do ta pasurojë Irani në të vërtetë uraniumin e tij.
Edhe bashkëpunimi me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike IAEA do të vazhdojë, u bë e ditur nga Teherani. Veç kësaj Irani bëri të ditur se është i gatshëm në çdo kohë të kthehet plotësisht në marrëveshjen bërthamore sapo marrëveshja të zbatohej në përputhje me kontratën dhe kur të hiqen sanksionet e SHBA-së. Me këtë Irani ka lënë një derë të hapur për një zgjidhje diplomatike.
Kundërgoditje “disproporcionale”
Sipas vëzhguesve politikë, Irani i përgjigjet me deklaratën e tij vrasjes së gjeneralit iranian Ghassem Soleimani në një sulm të SHBA-së në Bagdad të premten në mbrëmje. Teherani ishte betuar për “hakmarrje” për këtë akt. Që atëherë, në rajon është përhapur frika e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës dhe e konflikteve të armatosura.
Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump e bëri të qartë se në rast të një sulmi ndaj qytetarëve amerikanë ose objektivave amerikane, Irani do të përballet me pasojat më të rënda.
Shtetet e Bashkuara do të godasin shpejt dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, kërcënoi Trumpi në Twitter. Një kundërsulm i tillë mund të jetë “ndoshta joproporcional”, paralajmëroi ai. Trumpi nënkupton ndoshta me këtë se Shtetet e Bashkuara mund t’i përgjigjen një sulmi iranian me një sulm shumë më të madh, përcjell Albinfo.com.
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit














