Lajme
VV e LDK pritet të takohen sot, LDK e do presidentin dhe kryekuvendarin
Pas bllokimit të bisedave për lidhjen e koalicionit qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja pritet të rikthehen sot në tryezën e bisedimeve, edhe pse nuk ka asgjë zyrtare.
Janë të dyja partitë që dje janë deklaruar se janë të gatshme për të vazhduar bisedimet mes tyre, siç thonë që të gjejnë një zgjidhje për formimin e qeverisë, shkruan Rtklive.com.
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, mbrëmë në një deklarim për media ka paralajmëruar një takim mes Albin Kurtit e Isa Mustafës për sot.
“Takimet duhet të vazhdojnë, besoj qysh nesër (sot) dhe të gjendet sa më shpejt një zgjidhje në përputhje me interesat e qytetarëve dhe të vendit”, ka deklaruar ajo.
Përkundër gatishmërisë për t’u takuan, nëse merren parasysh deklaratat e fundit të dy partive, nuk ka aq sinjale pozitive që mund të arrihet një marrëveshje e shpejtë mes tyre.
Arsyeja është përplasja për karrige të pushtetit, pra ndarjen e pozitave të rëndësishme.
Arban Abrashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, mbrëmë përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se partia e tij këmbëngul që të marrë pozitat që i ka synuar qysh në fillim, kur edhe kanë nisur bisedat me VV-në, pra presidentin, kryekuvendarin (që tashmë VV ia ka marrë me zgjedhjen e Konjufcës), si dhe 5 ministri.
“LDK-së sikur në fillim, edhe tash duhet t’i takojnë Presidenti, Kryeparlamentari dhe pesë ministri”, ka shkruar Abrashi në Facebook.
Por VV pas zgjedhjes së Konjufcës si kryekuvendar, po e vlerëson këtë çështje të kryer.
Albulena Haxhiu, e nominuar nga Kurti si ministre e Drejtësisë, deklaroi dje se Konjufca nuk do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, pavarësisht gjithçkaje.
“Çështja e kryeparlamentarit është çështje e kryer. Ai s’do të japë dorëheqje. E kemi pritur LDK-në 81 ditë dhe s’ka pasur lëvizje. Madje, për çështjen e kryeparlamentarit s’kanë shfaqur interes, sa kanë shfaqur për Presidentin dhe MPB-në”, ka thënë Haxhiu.
Duke parë këtë deklaratë të Haxhiut dhe institimin e LDK-së, përveç pozitës së presidentit, VV tash duhet të lëshojë pe edhe për pozitën e kryeparlamentarit, në mënyrë që t’i hapet rruga lidhjes së koalicionit qeverisës mes këtyre subjekteve, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










