Lajme
Kundërkorrupsioni hap rast hetimi ndaj menaxhmentit të UP-së
Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka hapur rast hetimi ndaj menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës në lidhje me shtesat e larta, mëditjet dhe shpenzimet në udhëtime jashtë vendit.
Burime të gazetës brenda Rektoratit kanë bërë të ditur se për këtë çështje po hetohen menaxhmenti i lartë në Rektorat dhe disa dekanë të njësive akademike të UP-së, shkruan sot “Koha Ditore”.
Agjencia Kundër Korrupsionit e ka konfirmuar se ka nisur rast hetimi në UP, por nuk ka përmendur emrat e atyre që janë subjekt i hetimit. Nga ana tjetër, Rektorati i Universitetit të Prishtinës, përmes një përgjigjeje të shkurtër me shkrim, ka thënë se nuk është në dijeni për një gjë të tillë.
“Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës nuk ka pranuar ndonjë informacion nga Agjencia Kundër Korrupsionit se është nisur ndonjë hetim për çështjen për të cilën ju keni parashtruar pyetjet”, thuhet në përgjigjen e Rektoratit, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










