Lajme
Luksemburgu, nga 1 marsi, bëhet vendi i parë me transport publik falas
Nga 1 marsi Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë, ku transporti publik do të jetë falas, raporton Al Jazeera.

Autoritetet e Luksemburgut shpresojnë se në këtë mënyrë do të ulet numri i veturave nëpër rrugë të këtij vendi, një plan afatgjatë për uljen e emetimit të gazrave të dëmshme.
Numri i njerëzve që shfrytëzon transportin publik nuk është në nivelin që dëshirojmë, prandaj kemi vendosur që ai të jetë falas. Shpresojmë që kjo të jetë një nga arsyet që njerëzit ta shfrytëzojnë më shumë transportin publik”, deklaroi Lydieja Polfer, kryebashkiakja e Luksemburgut.
Transporti publik deri tash ishte pa pagesë të shtunën dhe në disa ditë posaçërisht të caktuara.
Autoritetet e Luksemburgut po ashtu kanë vendosur që deri në fund të vitit 2020 i gjithë transporti me autobusë në vend të jetë i bazuar në elektroenergji, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor