Lajme
Astronautja amerikane vendos rekord të ri në hapësirë
Astronautja amerikane, Christina Koch, vendosi të shtunën një rekord të ri për fluturimin më të gjatë në hapësirë të kryer nga një grua.
Rekordi i mëparshëm ishte 288 ditë, i vendosur nga ish-komandantja e Stacionit Hapësinor Peggy Whitson mes viteve 2016-2017.
Dyzetvjeçarja Christina Koch, me profesion inxhiniere elektrike nga Livingstoni i Montanës, mbërriti në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor më 14 mars.
Zonja Koch pritet të qëndrojë aty plot 328 ditë, ose afro 11 muaj, përpara se të kthehet në Tokë. Misionet janë zakonisht gjashtëmuajore, por NASA njoftoi në muajin prill se do ta zgjasë misionin deri në shkurt.
Rekordi amerikan për fluturimin më të gjatë në hapësirë është 340 ditë i vendosur nga astronauti Scott Kelly mes viteve 2015-2016. Rekordi botëror është 15 muaj, i vendosur në vitet 1990 nga një astronaut rus në ish-stacionin hapësinor Mir.
Misioni i zgjatur i Christina Koch-ut do të ndihmojë NASA-n të mësojë më shumë në lidhje me efektet e fluturimeve të gjata në hapësirë, të dhëna këto të nevojshme sipas zyrtarëve të NASA-n, për të mbështetur misionet e ardhshme për kërkime më të thelluara në hapësirë, në Hënë dhe Mars, raporton VOA, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













