Shqipëria
Agjencia franceze e lajmeve: Sheshi “Skënderbej”, me dekorimin më të bukur
Sheshi “Skënderbej” ka pushtuar sërish mediat më të njohura botërore.
Agjencia franceze e lajmeve AFP ka publikuar foton e realizuar nga fotoreporteri i talentuar Gent Shkullaku, ku shfaqet plot drita sheshi “Skënderbej”, në të cilin Bashkia e Tiranës ka ngritur “Fshatin e Festave”, një hapësirë festive, ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.
“Pamje ajrore e Sheshit Skënderbej në Tiranë, e ndezur me dekorimet e Krishtlindjes dhe e rrethuar nga një treg i hapur i Krishtlindjeve”, thuhet në tekstin e AFP-së, e cila ka miliona ndjekës nga e gjithë bota, përcjell albinfo.ch.
Tirana është veshur me ngjyrat e festave në çdo cep të saj. Ndonëse qytetarët kaluan disa ditë të vështira për shkak të tërmetit, kryeqyteti i është rikthyer tërësisht normalitetit dhe atmosferës festive që ndihet kudo.
Përveç ndezjes së dritave të pemës së madhe dhe ngritjes së fshatit të festave në sheshin “Skënderbej”, kryeqyteti është stolisur me zbukurimet dhe ngjyrat e festave në çdo rrugë dhe shesh të tij.
Rrugët e mbushura me njerëz dhe të qeshurat e fëmijëve i kanë dhënë një tjetër pamje Tiranës.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












