Kosova
Hertha i nis bisedimet me Granit Xhakën
Trajneri i ri i Herthas, Jurgen Klinsmann, është i vendosur ta sjellë Xhakën në skuadër në janar
Hertha Berlin i ka nisur bisedimet me Granit Xhakën, për kthimit e mundshëm të mesfushorit shqiptar të Arsenalit në Bundesligë.
Sipas RMC Sport, Hertha dështoi ta blejë mesfushorin e Lyon, Lucas Tousart – pasi ky i fundit e kishte refuzuar klubin gjerman – dhe tani ka vendosur ta transferojë Xhakën e padëshiruar në Arsenal.
Hertha kishte bërë ofertë në vlerë 20 milionë euro për Tousart, i cila ishte refuzuar menjëherë.
Klubi gjerman ka hequr dorë nga francezi dhe tani vëmendjen e ka kthyer kah mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës dhe Arsenalit, Granit Xhaka.
Trajneri i ri i Herthas, Jurgen Klinsmann, është i vendosur ta sjellë Xhakën në skuadër në janar.
Largimi i Xhakës nga gjiganti i Premierligës është dukur seç herë e më i mundshëm që prej kacafytjes së tij me tifozët e Arsenalit në tetor dhe humbjes së shiritit të kapitenit si pasojë.
Xhaka e njeh mirë Bundesligën gjermane, pasi ka qenë pjesë e Borussia Monchengladbach para se t’i bashkohej Arsenalit.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














