Lajme
82-vjeçari kapet dy herë duke ngarë makinën në drejtim të kundërt
Për fat të mirë në asnjërin nga rastet nuk ka ndodhur ndonjë aksident. Ndërsa plakut i është marrë patenta e shoferit në vend të kapjes së dytë

Një shofer 82-vjeçar në orët e hershme të së dielës është ndaluar në autostradë afër qytetit St.Margrethen (Kantoni St.Gallen) nga policia derisa po e ngiste makinën, shkruan srf.ch. Arsye për ndalimin e tij ishte: plaku po voziste në kahun e kundërt me drejtimin e autostradës, gjë që përbënte rrezik të madh për të dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Policia kishte bërë ndalesën pasi që kishte marrë një numër njoftimesh nga shoferët e tjerë për sjelljen e rrezikshme të ngasësit të përmendur, transmeton albinfo.ch. Por, plaku i kishte ikur patrullës së parë policore. Vetëm vendosja e bllokimit rrugor nga policia, ka arritur ta stopojë plakun.
Ndërkohë, siç ka konstatuar policia më vonë, po ky 82-vjeçar kishte bërë shkelje të njëjtë edhe një ditë më parë. Ai kishte vozitur makinën në autostradën A3 drejtimin e kundërt me atë të rregulltin.
Për fat të mirë në asnjërin nga rastet nuk ka ndodhur ndonjë aksident, përcjell albinfo.ch. Ndërsa plakut “aventurier” i është marrë patenta e shoferit në vend të ngjarjes, d.m.th pas kapjes në shkeljen e dytë të rregullave të komunikacionit.
(Foto: Ilustrim)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz