Bota
Në Francë, greva të reja
Që nga operatorët e Kullës Eifel deri tek mjekët në spital, grevat kanë tërhequr punonjësit francezë të sektorëve kryesorë të ekonomisë. Por francezët mund t'i ndërpresin grevat me afrimin e festave.
Para se qeveria dhe sindikatat të negociojnë për planet e diskutueshme të pensioneve nesër, sot do të ketë një grevë tjetër mbarëkombëtare. Të prekur janë edhe turistët. Kështu Kulla Eifel e Parisit do të qëndrojë e mbyllur.
Punonjësit e Kullës Eifel ndaluan punën. Por sheshi përpara qëndron megjithatë i hapur, bëri të ditur në Twitter zyra e shtypit e monumentit me famë botërore. As disa muze nuk mund të vizitohen.
Mësues, mjekë dhe avokatë kanë dalë në grevë. Mësimet në shkollë janë anuluar, kjo vlen edhe për provimet. Infermieret dhe farmacistët gjithashtu ndodhen në grevë. Spitalet kanë aktivizuar angazhime të detyrueshme për të siguruar mjekimet kryesore.
Në Francë kanë nisur për herë të tretë këtë muaj greva dhe protesta mbarëkombëtare kundër reformës së planifikuar të pensioneve. Udhëtarët në trena dhe në fluturime pritet të përballen anulime dhe vonesa masive. Janë paralajmëruar mitingje të mëdha kundër reformës së pensioneve për Parisin dhe qytetet e tjera. Trafiku i udhëtarëve u godit sërish të martën, kur greva kundër reformës së pensioneve hyri në ditën e 13-të.
Sindikatat franceze kanë kërkuar shtimin e grevave para pushimeve, duke u bërë thirrje punëtorëve në të gjithë sektorët t’u bashkohen protestave masive të organizuara në gjithë vendin.
Tetë nga 14 linjat e metrosë të kryeqytetit qëndruan të mbyllura, ndërsa të tjerët ofruan shërbime minimale. Rreth 80% e trenave në rajonin Ile-de-France, ku ndodhet Parisi, nuk funksionojnë.
Frankreich Streik – Eiffelturm geschlossen (picture-alliance/AP Photo/C. Ena)
Në Place de la Republique, në qendër të Parisit, sindikatat kanë përgatitur simbole dhe balona përpara marshimit të protestës që do të fillojë në 01:30 pasdite sipas orës lokale.
Policia tha që ka vendosur forca shtesë të sigurisë në gjithë qytetin për të mbrojtur njerëzit dhe pronën nga rastet e mundshme të dhunës.
Paqetësi edhe në pushime?
Franca është tronditur që prej dy javësh nga protestat, që kur Presidenti Emmanuel Macron bëri të ditura planet për ta rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.
Frakreich: Streik in Paris (picture-alliance/AP/C. Ena)
Qeveria pësoi një goditje të fortë të hënën kur Komisioneri i Lartë për Pensionet, Jean-Paul Delevoye, njoftoi se do të japë dorëheqjen. Ai nuk kishte raportuar për disa punë të tjera të dyta, që i ka mbajtur së bashku me portofolin e pensioneve. Jean-Paul Delevoye është arkitekti kryesor i reformës aktuale të propozuar të pensioneve.
Megjithëse sondazhet sugjerojnë se një shumicë në Francë i mbështet grevat, një sondazh i Ifop-it, i ngarkuar nga gazeta e përditshme Le Figaro, tregon se 55% e të anketuarve besojnë se grevat nuk duhet të ndikojnë në ditët e festave.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










