CH-Ballkani
Autobusi nga Kosova ka bërë 31 orë rrugë pa pushim: 5000 euro dënimi
Ai nuk e kishte bërë pushimin ditor që duhet ta bëjë jashtë autobusit, çdo shofer pas 21 orësh
Trupa për kontrollin e automjeteve të rënda e Drejtorisë së transportit në Koblenz, më 12 dhjetor, rreth orës 14 ka kontrolluar një autobus udhëtarësh në lokalitetin Monmtabaur në autostradën A3.
Autobusi nga Kosova mbante linjën ndërkombëtare në mes të Kosovës (Pejës) dhe Dortmundit, Gjermani, shkruan dpa.de. Gjatë kontrollimit, fillimisht shoferi kishte thënë se ishin dy veta që bënin punën e shoferit në këtë autobus. Ndërkaq, pas shikimit të shënimeve në diagram, zyrtarët konstatuan se mungonin 1200 kilometra, transmeton albinfo.ch. Me shikimin e biletave u konstatua se autobusi ishte nisur nga Peja më 11.11.2019 në orën 7 të mëngjesit.
Gjatë kontrollimit të mëtutjeshëm, u konstatua se në autobus ishte edhe një shofer i tretë.
Verifikimi i kohës së ngasjes dhe të pushimit solli në konstatimin se autobusi kishte udhëtuar gjithsej 31 orë. Ai nuk e kishte bërë pushimin ditor që duhet ta bëjë jashtë autobusit, çdo shofer pas 21 orësh, përcjell albinfo.ch. Me këtë, në momentin e kontrollimit, koha e lejuar ishte tejkaluar për dhjetë orë.
Krahas kësaj janë gjetur edhe vërtetime të rrejshme mbi kohën e pushimit. Ndërsa shoferi i tretë nuk mundi të prezantojë dëshmi për kohën sa ka drejtuar autobusin (nëse e ka drejtuar). Për këtë arsye ekziston dyshimi se ai nuk ka përdorur kartën përkatëse.
Sikur të mos mjaftonin këto, në autobus u gjetën edhe defekte serioze teknike. Kështu, autoritetet ndaluan vazhdimin e rrugës për këtë autobus, për shkak të mungesës së dëshmisë për pushim të shoferëve dhe për shkak të defekteve teknike të autobusit, transmeton albinfo.ch.
Për tre shoferët dhe për firmën e autobusit janë iniciuar procedura përkatëse të procedurës administrative, ose gjithsej 5000 euro gjobë.
Shtatë udhëtarët e autobusit janë bartur me një autobus tjetër deri në vendin e destinimit.
(Foto: Ilustrim)
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












