Lajme
“Yjet e Kosovës” me program artistik në Emmendingen të Gjermanisë
Tradita shqiptare u pasqyrua me stil e hijeshi në kërcim e kënge. Në një kërcim solo erdhi dhe vetë koreografja Albana Halilaj e që tregoi e përforcoi edhe njëherë aftësinë e dëshirën për kërcimin
Sot në Emendingen në qytetin jugor të shtetit Baden Württemberg të Gjermanisë është dhënë një shfaqje nga ‘‘Yjet e Kosoves‘‘ , me kërcim e këngë, nën koreografinë e Albana Halilajt. ‘‘Yjet e Kosoves‘‘ dhe koregrafja e tyre kanë shumë për t`i ofruar publikut gjerman dhe atij shqiptar më 16.02.20, kur do të mbahet shfaqja e radhës në nder të Pavarsise se Kosovës.
Po ashtu u komunikua me prindërit shqiptarë në lidhje me mësimin plotësues të Gjuhës Shqipe. Në mësimdhënien vullnetare angazhohen mësueset: Eliesa Vehapi Kryeziu dhe Manjola Canameti ku shfaqen sërish deshirën dhe gatishmërine e tyre për përcjelljen e Gjuhës Shqipe në brezat e rinj, përcjell albinfo.ch
Gjithashtu u hodh në jetë edhe ideja e Metije Ibrahimajt (njëra prej anëtareve te kryesisë) konsiston në krijimin e një grupi të grave me aftësi në thurje e punëdore që të takohen cdo javë rregullisht krahas mësimit plotësues. Kjo, për të mbajtur gjallë traditën dhe vlerat e kulturës shqiptare si dhe për të krijuar për vete pjesëmarrëset mundësi integruese e sociale. Rruga më e mirë për tu integruar është ajo nëpërmjet artit dhe dijes dhe kjo u tregua shumë qartë sot në shfaqjen që u zhvillua në ambientet e Caritas ( Kafe Plausch Lessingerstraße 30).
Tradita shqiptare u pasqyrua me stil e hijeshi në kërcim e kënge. Në një kërcim solo erdhi dhe vetë koreografja Albana Halilaj e që tregoi e përforcoi edhe njëherë aftësinë e dëshirën për kërcimin.
Krahas artit sot përpara publikut gjerman u shfaq edhe tradita e gatimit me ushqime e ëmbëlsira tipike shqiptare. Përveç Kryesisë së Yjeve të Kosovës një ndihmë shumë të vyer e kanë dhënë edhe gratë shqiptare me gatimet tradicionale dhe të gjithë pjesëmarrësit dhanë kontributin e tyre.
Ditët si kjo e sotmja tregojne që populli shqiptar është një popull art e mësimdashes, gjithashtu ‘‘Yjet e Kosovës ‘‘ e mbështesin fort emancipimin në përgjithësi dhe të femrës në veçanti e kjo shihet qartë me shumicën e femrave të zgjedhura në Kryesine e saj, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













