Shëndetësi
Këshilla pse duhet të lini duhanin
Ekzistojnë rreziqe të pirjes së duhanit për shëndetin në çdo moshë nëse jeni duhanpirës
Një nga rreziqet më të mëdha shëndetësore për gratë është pirja e duhanit gjatë shtatzënisë.
Sipas disa studimeve, një në pesë gra shtatzënë pinë duhan. Kjo dihet se rrit shanset për abort, lindje të parakohshme dhe mundësinë e shëndetit të dobët të foshnjës në të ardhmen, transmeton KosovaPress.
Rezultatet e studimit tregojnë se përdorimi i copëzave të nikotinës ose ilaçeve ndihmon gratë shtatzëna të lënë cigare si gjatë shtatzënësisë, ashtu edhe pas lindjes. Sidoqoftë, studiuesit rekomandojnë që të konsultoheni me mjekun përpara se të merrni ndonjë ilaç, përcjell albinfo.ch.
Nga 1.300 gratë shtatzëna që pinë duhan, e që ishin pjesë e një studimi në Kanada, 80% ishin në gjendje të linin cigaren gjatë shtatzënisë pasi përdorën ilaçin ziban ose flaster të nikotinës. Lajmi i mirë është se 68% e atyre që përdorën flasterin dhe 60% e atyre që përdorën ilaçin lënë përgjithmonë cigare.
Rezultatet e studimit nuk janë befasuese, pasi braktisja e duhanpirjes nuk mund të dëmtojë trupin, kështu që këto rezultate gjenden direkt në programet e ndërprerjes së pirjes së duhanit që zbatohen kudo në botë.
Më në fund, ritheksohet që të gjitha gratë shtatzëna dhe gratë që dëshirojnë të mbeten shtatzënë duhet së pari të këshillohen me mjekun për gjendjen e tyre të përgjithshme mjekësore individuale, dhe se flasteret dhe ilaçet nuk duhet të merren vetë.
Nëse nuk ka mundësi të tjera ose arsye për të lënë duhanin, atëherë shtatzënia është momenti më i madh dhe “i duhur”, për çdo grua, të braktisë duhanin.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












