Lajme
Shtypet nga pllaka e rëndë 2 tonë, vdes nxënësi 15-vjeçar i ndërtimtarisë
Pak pas orës 10.30, nga shkaqe deri tani të panjohura, i riu 15 vjeçar është goditur nga një element betoni i rëndë rreth dy tonelata
Në mëngjesin e sotëm (e enjte) në Dietikon të Kantonit të Cyrihut ka ndodhur një aksidnet i rëndë pune. Në një kantier ndërtimi ka humbur jetën një nxënës 15-vjeçar, i cili po ndiqte zanatin e ndërtimtarisë, njofton toponline.ch.
Pak pas orës 10.30, nga shkaqe deri tani të panjohura, i riu 15-vjeçar është goditur nga një element betoni i rëndë rreth dy tonelata, transmeton albinfo.ch. Punëtorët e pranishëm e kanë ngritur pllakën e betonit me vinç, por mjeku i ardhur në vendin e aksidentit ka arritur vetëm të konstatojë vdekjen e nxënësit, thuhet në një komunikatë të Policisë Kantonale të Cyrihut.
Sipas banorëve të zonës, ky nuk ishte aksidenti i parë që ka ndodhur kohëve të fundit në këtë kantier ndërtimi.
Policia do të hetojë rrjedhën e aksidentit në bashkëveprim me Prokurorinë Publike.
Krahas policisë, në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe ekspertë nga instituti forensik i Cyrihut, Instituti për Mjekësinë Ligjore etj.
(Foto: screenshot BRK News)
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci










