Lajme
Zvicër: Parlamenti shkurton shërbimin e detyruar civil
Në të ardhmen, shërbimi i detyruar civil do të fillojë në moshën 19-vjeçare dhe mund të kryhet më së voni në moshën 36-vjeçare
Parlamenti i Zvicrës, gjegjësisht Dhoma Nacionale dhe ajo e Kantoneve (Senati) kanë vendosur me shumicë votash që të shkurtohet shërbimi civil i personave që i nënshtrohen kësaj forme të detyrimit ushtarak, shkruan srf.ch.
Kështu, sot shërbimi civil fillon nga mosha 20-vjeçare dhe përfundon në moshën 40-vjeçare, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në të ardhmen, sipas Parlamentit, shërbimi i detyruar civil do të fillojë në moshën 19-vjeçare dhe mund të kryhet më së voni ne moshën 36-vjeçare. Ky shërbim tani duhet të zgjasë gjithsej 12 vjet.
Shërbyesit e mbrojtjes civile duhet të vihen në shërbim të ndihmës edhe në rastet e katastrofave të mëdha në botën e jashtme. Por ky shërbim duhet të kufizohet vetëm në vendet që janë afër me kufirin e Zvicrës.
Një model i ndërmjetmë i shërbimit civil, në bazë të të cilit shërbimi i mbrojtjes civile mund të kryhet edhe përnjëherë (jo pjesë-pjesë siç është tash), u hodh poshtë nga të dyja dhomat e Parlamentit të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












