Shqipëria
Jep dorëheqje kryetarja e Bashkisë së Durrësit
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit ka dhënë dorëheqje, pas deklaratës se “ishte e kënaqur me 50 viktima”.
Në një intervistë ekskluzive të dhënë ditën e djeshme për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxhën, Valbona Sako është shprehur që duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima, për arsye se në raste të tjera kanë mundur të jenë mbi 1,000 viktima.
Sako ka dhënë lajmin për largimin e saj, duke u shprehur se ishte tepër e lënduar nga reagimet negative ndaj prononcimit që ajo bëri ditën e djeshme.
“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, thuhet në reagimin e Sakos, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
https://youtu.be/MBwUsfwkdf4
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















