Shqipëria
Familja Lala: Mamaja dhe tre fëmijët u gjetën të përqafuar në krevat
Ishin forcat e kërkimit shpëtimit nga Italia ato që kanë nxjerrë nga rrënojat trupat
Tragjedia e familjes Lala në zonën e ish-kënetës në Durrës vazhdon të trondisë jo vetëm publikun vendas por edhe atë botëror.
Historia e kësaj familje që humbi në rrënojat e vilës së tyre disakatëshe anëtarë të shumtë, është trajtuar edhe nga e përditshmja e njohur italiane CorrieredellaSera.
Ishin forcat e kërkimit shpëtimit nga Italia ato që kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e nënës dhe tre fëmijëve të saj të përqafuar në krevat.
Historia e kësaj familje që humbi në rrënojat e vilës së tyre disakatëshe anëtarë të shumtë, është trajtuar edhe nga e përditshmja e njohur italiane CorrieredellaSera.
Ishin forcat e kërkimit shpëtimit nga Italia ato që kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e nënës dhe tre fëmijëve të saj të përqafuar në krevat.
Sipas Agi Luca Cari, përgjegjës i komunikimit i Zjarrfiksave shqiptarë, vila katër katëshe ku jetonte familja kishte pësuar dëme të menjëhershme dramatike.
‘Ishte e gjitha e dëmtuar, me soleta njëra mbi tjetrën, një situatë shumë e vështirë për tu operuar’
Historia e familjes Lala po trondit vendin.
Reuters referon se një nga motrat e Berti Lalës, nëna e tij 79 vjeçare dhe një nip janë të gjithë midis viktimave përcjell Albinfo.ch.
Një nip 17 vjeçar, përkundrazi u gjet i gjallë të martën.
Ajo që e shpëtoi djalin mesa duket ishte një lavatriçe e cila u spostua nga tronditja e fortë, duke e bllokuar në momentin që po bëhej gati të dilte nga shtëpia.
Banesa e Berti Lala ndodhej në lagjen Kënet dhe ishte ndërtuar në një zonë të bonifikuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ky është programi zyrtar i festivalit “Tri Net Film Fest” "Tri Net Film Fest", ku filmi i shkurtër pushton skenën kryesore... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










