Shqipëria
Flet familjari Cara: Fatkeqësi natyrore që na e ka shkulur shpirtin
Njëra ndër ngjarjet më tragjike në këtë fatkeqësi natyrore, është vdekja e gjashtë anëtarëve të familjes Cara
Njëra ndër ngjarjet më tragjike në këtë fatkeqësi natyrore është vdekja e gjashtë anëtarëve të familjes Cara.
Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, familjari i viktimave, Isuf Cara, ka treguar se nipi i tij, Albert Cara, i cili i ka mbijetuar nga kjo tragjedi, tani ndodhet për trajtim në Itali dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Ka qenë një fatkeqësi natyrore që na e ka shkulur shpirtin. Ishte një ndërtesë pesë katëshe, ku në katin e parë kisha përfaqësuesit e xhaxhait, ndërsa në katin e gjashtë kisha djalin e xhaxhait – Zoti na i fali dy fëmijë dhe na i mori shtatë”.
“Në momentin që ka ndodhur tërmeti, ne kemi kontaktuar me të afërmit tonë. Të gjithë ne i telefononim Albertit, i cili ndodhet për trajtim në Itali. Kishte 50 vjet që xhaxhai qëndronte në banesë. Ka qenë një tërmet që nuk mbahet mend në Thumanë – një tërmet që është shoqëruar me mijëra të tjera”.
“Unë kisha një komunikim me ministren e Shëndetësisë, e cila më tha se kanë bërë përpjekjet maksimale për ta shpëtuar Albertin. Pasi ai ka arritur në Itali, stafi i mjekimit atje na ka dhënë shpresë që do ta bëjnë një trajtim shumë profesional”.
“Almiri (26-vjeçar) ka qenë i fejuar me një vajzë nga Korça. Ata vendosën së bashku të ndërtojnë një jetë të re, por Zoti i paska dashur më shumë dhe i mori për vete”.
“Kur janë bërë gërmimet, pothuajse e gjithë familja ka qenë e lidhur. Ndërsa për shpëtimin e Albertit, ka qenë puna e jashtëzakonshme e Ushtrisë së Kosovës dhe ne u jemi mirënjohës atyre tërë jetën”.
“Unë mund të them se ndihma e parë dhe më e vyer ka qenë komuniteti dhe banorët e zonës së Thumanës. Ka qenë një interesim i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera.
Kujtojmë se nga familja Cara humbën jetën Almiri, 26-vjeçar, Erisa 25-vjeçare, Hasani 18-vjeçar, Fatmira 53-vjeçare, Sadajana 21-vjeçare dhe Anthi 72 vjeç, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ky është programi zyrtar i festivalit “Tri Net Film Fest” "Tri Net Film Fest", ku filmi i shkurtër pushton skenën kryesore... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë











